E rëndë në Tiranë, 30-vjeçari plagos me thikë nënën e tij
Një ngjarje e rëndë është raportuar një ditë më parë në Tiranë, ku mësohet se një 30-vjeçar ka goditur me thikë buke nënën e tij duke e plagosuar.
Sipas informacioneve, shtetësja me iniciale N.A, vjeç 63 tani ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Blutë njoftojnë se autori i ngjarjes, është shtetasi me iniciale J.A vjeç banues në Tiranë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Njoftimi i policisë
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.A vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka goditur me thikë buke, nënën, N.A, vjeç 63, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Neni 89 i Kodit Penal.