E rëndë në Korcë, 60-vjecari i jep fund jetës, hidhet nga kati i katërt

Aktualitet

Nje i moshuar i ka dhene fund jetes duke u hedhur nga kati i katert ne Korce.

Policia informoi se më datë 23.07.2017, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i pajetë trupi i shtetasit Gj.K, rreth 60 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ben me dije se nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

"Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gj.K, jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", theksohet ne komunikaten e policise.

ME TE LEXUARAT