E rëndë në Elbasan, biznesmeni vret veten. Ja dyshimi i fortë i familjes

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Elbasan në orët e vona të natës së shkuar, ku një biznesmen 54-vjeçar i ka dhënë fund jetës.

Sipas informacioneve, viktima është shtetasi Shefik Bora, i njohur si pronar i një biznesi bar restorant në afërsi të parkut Rinia në Elbasan.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.30 në banesën e tij dhe kanë qenë vetë familjarët që janë përballur me skenën e tmerrshme, teksa kanë gjetur të varur e të pajetë familjarin e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia bën me dije se nga veprimet e para në trupin e biznesmenit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Biznesmeni Shefik Bora disponon prej më shumë se 15 vitesh një lokal dhe hotel në fund të parkut Rinia të qytetit të Elbasanit, përballë të së cilit është ndërtuar edhe gjykata e re e qytetit. Gjithashtu, dyshohet se shkak për këtë vdekje është depresioni, pasi vetëm pak kohë më parë ai është lajmëruar se lokali i tij do të prishet pasi aty do të ndërtohet rruga për në gjykatë

Gjithsesi Policia po heton edhe në pista të tjera siç është edhe borxhi që mund të ketë pasur biznesmeni.

ME TE LEXUARAT