E rëndë/ Bie zjarr në Torovicë të Lezhës, rrezikohet kisha dhe 2-3 banesa

Kliko per me shume info

Zjarret në vend vijojnë të jenë kërcënim, ku mësohet se në Torovicë të Lezhës, flakët rrezikojnë kishën dhe 2-3 banesa.

Mësohet se në vendin e ngjarjes shkuar mjete të zjarrfikëses për të shuar zjarrin. Vatra e zjarrit nisi që prej ditës së djeshme, ndërsa gjatë natës flakët ishin prezente. Pavarësisht se në orët e para të mëngjesit u bë e mundur vënia në kontroll e zjarrit, vatra u favorizua nga era e fortë dhe rritja e temperaturave.

Kliko per me shume info

Kreu i Shërbimit të Zjarrfikëseve të Lezhës, Agustin Pepkolaj pohoi se në Torovicë situata është alarmante.
“Ne e kishim vënë situatën në kontroll, bashkë me FA. Por temperaturat e larta dhe ra favorizon shtimin e vatrave të zjarrit. Ne po bëjmë zhvendosjen e trupave sipas problematikës. Situata është alarmante në Torovicë”, tha ai.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here