Droga në Llakatund, burg për 8 të arrestuarit, lirohet inspektori i policisë

1445
Kliko per me shume info

Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 8 nga 9 të arrestuarit lidhur me kapjen e mbi 15 ton kanabis në fshatin Drithas të Llakatundit në Vlorë.

Gjykata la në burg inspektorin e policisë Lirim Lamaj së bashku me të vëllanë Astrit Lamaj. Në arrest me burg u lanë dhe kryeplaku i fshatit Balil Gjata, Myzafer Tushaj, Ervin Tushaj, Rakip Arapaj, Kudret Tushaj, Elion Tafili.

Kliko per me shume info

Ndërkaq për inspektorin e policisë Avdyl Sinanaj, i akuzuar për shpërdorim detyre, u vendos masa detyrim paraqitje. Ngarkesa prej mbi 15 ton kanabis u kapën në fshatin Llakatund të Vlorës në tre banesa, gjatë një operacioni ku u përshinë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe u mbikqyr nga krerët më të lartë të polici dhe prokurorisë së Vlorës.

Në oborrin e banesës së inspektorit të zonës Lirim Lamaj, i cili është prangosur së bashku me të vëllanë Astrit Lamaj, policia gjeti një parcelë me rreth 270 rrënjë lëndë narkotike kanabis sativa. Sasia tjetër prej 15 ton drogë u gjet në formë presimi dhe çokollate, të ndara nëpër pako dhe thasë plastikë të zinj. Gjithashtu janë sekuestruar 5 armë zjarri automatik kallashnikov.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here