Drejtoresha e Doganave hedh poshtë akuzat e Berishës: Nuk i njoh nipat e Gramoz Ruçit

Aktualitet

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganës Shqiptare, Belinda Ikonomi ka hedhur poshtë sot pretendimet e ish-kryeministrit, Sali Berisha për favorizimin që sipas tij ajo po i bën disa kompanive të caktuara për futjen e mallrave kontrabandë, të lidhura me nipat e Gramoz Ruçit.

Në respekt të transparencës dhe opinonit publik sqaroj që personin e dalë me emer dhe NIPT as nuk e njoh, dhe as nuk besoj se do kem rastin për ta njohur ndonjëherë. Pas verifikimeve përkatëse në sistem të rastit në fjalë të dhënat tregojnë që ky person në vitin 2016 dhe 2017 nuk ka importuar asnjë mall me kontenier sikundërse pretendohet në lajmin e radhës as nga Kina as nga ndonje vend tjetër por rezulton se ka zhdoganuar dy herë mallra të telefonisë celulare në Degën Doganore Rinas, mallra këto të ardhura me transport ajror.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, as nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë në të ardhmen që unë të kontaktoj drejtpërsëdrejti me punonjësit e doganave në rrethe për të ndihmuar apo favorizuar individë apo subjekte të caktuara në punën e tyre të përditshme. Këto informacione false, sikundërse dhe të dhëna të tjera po të pavërteta që kanë prekur personin tim dhe familjen time, nuk do të arrijnë të ndalojnë reformën e thellë në të cilën po shkon administrata doganore, asaj të doganës pa letër, ku asnjë doganier qoftë dhe dixhital nuk do të ketë më rastin të kontaktojë, shantazhojë apo favorizojë asnjë operator ekonomik pasi cdo praktikë do të vlerësohet online. Ky reformim ka nisur rrugëtimin e tij dhe do të shënjojë një kthesë të jashtëzakonshme për sistemin doganor në drejtim të rritjes së besimit, transparencës si dhe uljes së korrupsionit.

Me “doganierin dixhital” dhe të ngjashmit e tij që fabrikojnë këto lajme të pavërteta do të përballemi shumë shpejt në gjykatë.

ME TE LEXUARAT