“Dosja Shullazi”, zbardhet dëshmia e qytetarit: Si më mashtroi biznesmeni Ylvi Beqja

Aktualitet

Një qytetar nga Fushë- Peza ka dëshmuar gjatë seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda mbi dosjen ‘Shullazi’.

Ai ka treguar është mashtruar nga biznesmeni dhe dëshmitari i mbrojtur, Ylvi Beqja. Sali Cakja tha se i ka dhënë një borxh Ylvi Beqjas për të blerë një pronë, por ky i fundit nuk ka kthyer borxhin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dëshmitari tha se Beqja ka pasur marrëdhënie miqësore me Emiljano Shullazin, njofton për ‘BalkanËeb’ gazetarja Klodiana Lala.

“Ylvi Beqja më ka kërkuar para për të blerë një pronë, por nuk më ka dhënë asnjë lek. Unë kam hyrë si garant dhe paratë nuk janë të miat. Di që Ylvi Beqja ka pasur marrëdhënie miqësore me Emiljano Shullazin” – tha dëshmitari në seancë.

Ndërkohë gjatë seancës së sotme ka përfunduar dëshminë e saj edhe noterja Drita Pepa, e cila dyshohet se ka nënshkruar aktin ku Shullazi rezulton 30% pronar i hotel ‘Vollgës’.

Emiljano Shullazi akuzohet si kreu i një grupi kriminal për gjobëvënie e mbi të rendojnë 7 akuza. Sipas Prokurorisë, Shullazi ka gjobitur tre biznesmenët Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Këçuku si dhe ka kërcënuar për t’u tërhequr nga gara kandidatin për rektor Mynyr Koni si dhe ka kanosur rektorin Dhori Kule.

Ylvi Beqja, është dëshmitari kyç kundër Emiljano Shullazit dhe të pandehurve, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

“Kam patur problem me një proces gjyqësor në Apel, që lidhej me ish-hotel Vollgën. Avokati im më tha se këtë çështje mund të ma zgjidhte Emiljano Shullazi. E kam takuar dhe me të ramë dakord, që nëse me zgjidhte problemin në fjalë, do të merrte 30 për qind”, ka deklaruar Beqja pak kohë më parë para trupit gjykues.

ME TE LEXUARAT