Dëshmia/Rusen në Ksamil nuk e vrau Ermali, pas ngjarjes fshihet djali i një politikani

Aktualitet

Pas dëshmisë së dhënë nga mamaja e adoleshentes ruse, Kseniia Roik, Tatiana Kulagina në policinë e Sarandës, në lidhje me atë që ka parë ditën kur e bija u qëllua nga një varkë në ujërat e qytetit bregdetar, pranë redaksisë së JOQ ka ardhur një mesazh nga një qytetar, i cili hedh dritë mbi atë që ka ndodhur.

Ai shprehet se të gjithë e dinë në Ksamil që pas vrasjes aksidentale të së resë ruse qëndron djali i një deputeti shqiptar, shumë i njohur për zullumet e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai shton se ka qenë i pranishëm në momentin kur vajza është nxjerrë nga deti dhe se nëse do të ishte prerë nga helikat e ndonjë motori, ajo do të ishte çarë shumë dhe do të ishte mbushur deti me gjak, por askush nuk flet për gjak të rrjedhur nga trupi i vajzës, pra përjashtohet mundësia që ajo të jetë qëlluar nga ndonjë varkë/skaf apo anije me motor, por nga një jetski, e cila mund ta ketë goditur në kokë dhe ta ketë lënë të vdekur në vend.

Po ta kishte çarë varka, do ishte bërë copa, do kishte gjak në det, se helika e varkës e pret gjer në kockë njeriun, po ajo nuk është çare me varkë, por me jetski. Ai e ka qëlluar rusen me jetskinë e vet dhe është zhdukur në sekondë. Në këtë rast policia e di se kush është autori, por nuk mund të veprojë se ka frikë dhe mundohen që ti lenë fajin atij tjetrit. Unë nuk njoh personalisht asnjërin, por duhet të ndëshkohet fajtori dhe jo i pafajshmi”, – rrëfen më tej qytetari.

Dëshmitari bën me dije se kur ka vajtur policia tek viktima, Ermali ka qenë në det me varkën që punonte, pra nuk po fshihej.

Nga ana tjetër, një dëshmitar tregon për rrezikun që i kanoste Ermali bregdetit.

Me atë djalin unë jam zënë verën e shkuar te 3 Ishujt sepse isha me pushime me të dashurën time. E dashura ime bashkë me një shoqen e vet u larguan paksa nga bregu duke notuar dhe ky trimi vinte afër me skafin e dajës së vet, sepse daja i vet ia ka lënë ta punojë. Ai është punëtor dhe i ngacmonte vajzat. Le që ndrinte shumë muzikën dhe e linte skafin shumë pranë bregut të detit, pranë me kokat e njerëzve”, – thotë një tjetër qytetar.

ME TE LEXUARAT