Deputetja e PD-së i sulet qeverisë: Turistët humbin jetën, ju bëni pushime luksi

5352
Kliko per me shume info

Deputetja në detyrë e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, ka reaguar pas ngjarjeve të hidhura të ndodhura në bregdetin e Vlorës, ku u mbytën 4 persona.

Më anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hajdarmataj shkruan se “kryeministri dhe ministrat po shijojnë pushimet jashtë plot luks, teksa vendi ngjan si një zi e zgjatur”.

Kliko per me shume info

Duke e cilësuar këtë sezon pushimesh “të trishtë” për shqiptarët, Hajdarmataj thotë se turistëve u mungon siguria në vendin tonë, përpos problemeve të tjera, si mungesa e higjienës apo çmimet e kripura.

Statusi i plotë

Shqipëria më e zezë sot se dje.

Shqiptarët të shokuar, nga dhimbja për jetët e humbura tragjikisht në ujrat e Adriatikut në Vlorë.

Një i ri nga Tetova, sakrifikoi jetën për të shpëtuar motrat shqiptare. Akti më fisnik, më i jashtëzakonshëm që na drithëroi shpirtin të gjithëve.

Por kryeministri e ministrat, në pushime jashtë e brenda vendit, në lluks e në siguri personale, heshtin dhe nuk japin asnjë sqarim, pse cdo ditë humb jetën të paktën një pushues në bregdetin shqiptar.

Ky është sezoni më i trishtë i pushimeve për shqiptarët, si në sigurinë e munguar të jetës, në cmime stratosferike, në thatësirën e ujit, në higjienën e cënuar, në mjedisin e ndotur, në rrugët e bllokuara,…..e plot premtime të pambajtura të qeverisjes “Rama 1” dhe asaj në pritje “Rama 2”.

Vendi ngjan si në një zi të zgjatur…

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here