Deputetja e PD nxjerr “të palarat” e Grida Dumës: Promovim Çilian e Sorosian, ja pse nuk jam me Bashën

Kliko per me shume info

Vazhdojne debatet e brendshme ne PD. Deputetja e deritanishme e Partisë Demokratike Arbjola Halimi, e mbetur jashtë listave është bërë pjesë e grupit anti-Basha në PD duke e shfaqur shpesh kundërshtimin e saj.

Në një koment ne faqen e saj në “Facebook” Arbjola Halimi, edhe pse pa përmendur emra sulmon Grida Dumën, që nga shtatori do të jetë deputete e opozitës në parlament. Halimi e quan Dumën, “pa brumë as partiak, as vetjak”. Madje përdor një shprehje në italisht, ku përdoret fjala ‘grida’.

Kliko per me shume info

Statusi i Halimit

Përse nuk jam me Lulzim Bashën.
Në fillim dëshiroj të saktësoj se të mos jesh me dikë, jo domosdoshmërisht nënkupton se je me dikë tjetër. Ka njerëz që në jetë udhëhiqen nga parime në gjykimet e vendimet e tyre e jo nga klane. Plus që, kjo akuza e klaneve është, mendoj, pikërisht e atyre që ushqehen sot nga një klan, ai i vrasjes së PD, sekti sorosian.

Kur u bëra në fillim pjesë e Parlamentit Shqiptar (rreth 2 vite e gjysmë më parë), kishte diçka që më binte në sy. Shqetësimi kishte të bënte me faktin (e kam ndarë shpesh me kolegët e mi) se pothuajse në asnjë rast të vetëm (me përjashtim të atij momenti kur u bë rrëmuja e madhe në Parlament, ku jemi takuar rreth 5 min) nuk jemi thirrur dhe nuk kemi biseduar kurrë si deputete, për problematika që shqetësojnë zonën ose edhe partiake, në zyrën e Lulzim Bashës. Kujtoj se deputeti është një njeri i veshur me pushtet jo të paket, që i duhet partisë për të forcuar pozitën e kredencialet e saj gjatë jetës politike, sidomos në opozitë dhe se përfaqëson përafërsisht rreth 12 mijë zgjedhës, ndaj injorimi i tij është injorimi i tyre.

Së dyti gjykoj se Partia Demokratike është goditur në shpirtin e saj. Shpirti i PD janë Sali Berisha, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, etj. Sigurisht edhe ne të rinjve na dhemb. Aq më tepër kur djallëzisht cilësohesh Republikë e vjetër. Kujtoj se elitat qarkullohen, nderohen, nuk dëmtohen nga komplekse inferioriteti.

Së treti, por jo për fatin tim politik, më ka tronditur tej mase tradhtia për të hequr nga lista njerëz me vlera e kontribut profesional e politik, për t’i zëvendësuar me njerëz pa cilësi, pa formim, pa jetë publike, analfabete, të tjerë pa lidhje me të djathtën, anonime, etj, etj.

Sigurisht që nuk kam qëndruar për këtë 3 muaj ne çadër. As unë, as kolegët e mi, as njerëzit të cilët të shokuar na telefonuan për më shumë se dy javë me radhë, në përpjekje për të kuptuar se çfarë mund të kishte ndodhur.

Promovim Çilian e Sorosian. Ajo që dhemb këtu është se këta nuk janë demokratë. Kjo dhemb shumë. Ndaj, unë besoj se urgjenca sot është të shpëtojmë Partinë Demokratike.

I bëj thirrje çdo demokrati që të hulumtojë e të jetë i thellë në gjykim. Të mos dorëzohen për një copëz pushteti që gjithashtu nuk ka për të ardhur. Demokratët që njoha unë në çadër, e jo pak, të gjithë demokratët që kam takuar, nuk janë të tillë. Të bashkohemi për të shpëtuar Partinë Demokratike dhe të bëjmë zgjedhje të vërteta demokratike.

Së fundi një sqarim. Shpesh në media është qarkulluar lajmi se nuk kemi dalë në fushatë. Paturpësisht e pavërtetë. Kemi dalë. Më saktë, kemi bërë përpjekje për të dalë kundrejt të gjitha djallëzive për të mos na njoftuar, për të na injoruar edhe kur ishim prezentë, etj, etj.

Në mbyllje diçka që nuk do ta toleroja kurrsesi. Para disa ditësh një zonjë pa brumë as partiak, as vetjak, e me një status më shumë mediatik sesa politik, mori guximin të fliste për një tjetër zonjë së cilës i qëndron tejet larg për atë se çfarë përfaqëson jo vetëm politikisht por edhe për historinë tonë të disa viteve. Shkurt, me ku e ku më shumë vlera e elitë, pavarësisht se kudo mund të gjenden kritika e se askush nuk është perfekt. I them kësaj zonjës të shkojë të derdhe pak mund, djersë, e pastaj të guxojë.

“Nella psicologia a volte Gridare fa bene, ma se la Grida si fa una forma di vita, allora ci si impazzisce” (Në psikologji të bërtasësh ndonjëherë të bën mirë, por nëse bërtitja (Grida) bëhet një formë jete, atëherë çmendesh)

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here