Denoncimi i Berishës: Dyfishim çmimit të ujit, dhurata e parë e mandatit të timonierit

Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj se dyfishoi çmimin e ujit të pijshëm. Me një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, ish-lideri i PD-së thekson se rritja për konsumatorët është bërë 65 lekë për metër kub.

MESAZHI I BERISHËS

Dyfishohet çmimi i ujit!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo eshte dhurata e pare e mandatit te dyte per qytetaret e Tiranes e timonierit dhe Lal Plehut!

Te dashur miq, vetem nje dite pas denoncimit te rritjes se çmimit te ujit, njoftuar nga Rama ne 10 prioritetet e 100 diteve te para, Bashkia e Tiranes, ne ujdi te plote me qeverine vendosi rritjen nga 100 ne 200 leke pra 100% te tarifes mujore fikse dhe rritjen nga 45 ne 65 leke te çmimit per meter kub te ujit per familjaret.

Kurse per bizneset, tarifa fikse mujore dhe çmimi per meter kub rriten perkatesisht nga 100 ne 200 leke dhe nga 135 ne 190 leke.

Kjo rritje rendon ndjeshem buxhetin familjar dhe bizneset shqiptare. Nderkohe Shqiperia, e konsideruar Norvegji e rajonit per pasurite ujore, jo qe nuk duhet te rrisr çmimin e ujit por mund te ndjeke shembullin e Austrise dhe te ndonje vendi tjeter qe iu sigurojne qytetareve te vet uje rubineti te pijshem falas! sb

ME TE LEXUARAT