Demiraj kërkoi shkarkimin e 3 shefave të komisariateve, Zv.drejtori i Policisë: Pse nuk zbatuam urdhrin

Aktualitet

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj ka dhënë të tjera detaje lidhur me kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj për shkarkimin e 3 shefave të komisariateve të Pukës, Peshkopisë dhe Gramshit.

I ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’, pas pyetjes që i bëri drejtori i ‘BalkanWeb’ Tedi Blushi, Jaupaj theksoi se 3 shefat e komisariateve nuk u shkarkuan pasi pas verifikimeve të kryera rezultonte se ata nuk kishin bërë asnjë shkelje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ministri ishte në kontakt edhe me politikan të ndryshëm dhe shqetësimet ia përcillnin ata. Në tre rastet ia kemi përcjellë në mënyrë të saktë dhe kemi verifikuar të vërteta nuk qëndronte ashtu si ata që i thoshin ministrit, por situata ishte ndryshe.

Ne bënim verifikimet në Drejtorinë e Standardeve ku Çako i angazhoi në mënyrë të menjëhershme dhe problematikat ishin të ndryshme nga ato që ishte informacioni. Nuk mund të shkarkojmë njerëz pa përgjegjësi”, tha Jaupaj.

ME TE LEXUARAT