Defekt në motorin e tragetit Ancona-Durrës, 1 mijë shqiptarë në mes të detit

Aktualitet

Trageti i linjës Ancona-Durrës në brendësi të të cilit ndodhen mijera pasagjerë, automjete si dhe kamiona me mallra, ka pësuar një defekt në motor. Fjala eshte për tragetin Bridge të linjës Ancona-Durres, nisur mbreme ne oren 22:10 (tri ore me vonese) dhe duhej te mberrinte ne Durres sot Date 29/07 ne oren 15:00.

Defekti ndodhi gjatë kohës që trageti ishte në ujërat italiane ndersa lajmifundit.al ka mesuar se ne mjetin lundrues jane se paku 1 mije shtetas shqiptare, perfshi pasagjeret dhe ekuipazhin e personelin e tragetit. Aktualisht raportohet se trageri po lundron me shpejtësi të reduktuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Behet me dije se trageti është nisur mbrëmë në orën 19:00 dhe duhet të mbërrinte në Durrës ditën e sotme në mbrëmje. Si pasojë e defektit, ai parashikohet të mbërrijë ditën e nesërme në mëngjes.

ME TE LEXUARAT