Marramendëse: Ja çmimet e ushqimit dhe banimit në restaurantet e Durrësit

Aktualitet

Bregdeti shqiptar ofron bukuri të jashtëzakonshme, por smund të themi të njëjtën gjë për cmimet, të cilat janë stratosferike dhe për ushqimet fastfood, e jo më për restorantet e mirëfillta, ku duhet të matesh mirë para se të futesh.

Një rast i tilë ka ardhur në redaksinë e ShqipëriaIme, ku një djalë i revoltuar na dërgon faturën ‘jo tatimore’ stratosferike që kishte marrë, duke porositur vetëm 3 pije dhe 3 doner.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përvec cmimit të kripur të donerit, ky restorant i quajtur me emrin Kosova në Durrës, si për të thithur turistët e shumë nga Kosova nuk ndan as kupon tatimor, por vetëm një faturë të thjeshtë. Këta të fundit bëjnë turizëm patriotik duke zgjedhur vendin e tyre, dhe jo fqinjët tanë të cilët ofrojnë kushte dhe cmime shumë më të mira.

Ja mesazhi i plotë i të riut nga Tetova:

Pershendetje Shqiperia Ime, para disa ditesh kemi qene deshmitare edhe te nje vjedhje te turisteve te cilet vin ne Shqiperi me sakte ne DURRES, ku per 3 Donera dhe nga nje pije kemi paguar 3400 lek te reja si dhe nuk na eshte dhene kupon tatimor, per dallim nga ajo qe paguajme ne Maqedoni dhe Kosove. Edhe pse lokali e kishte emrin Kosova nuk kishin te bejne me Kosoven. Keni dhe fotografite te bashkangjitura, ju lutem postojeni dhe Anonim ju lutem.

ME TE LEXUARAT