Rrëfehet çifti fitues i “Big Brother”, pse Fotinia nuk është gati të sjellë në jetë fëmijën e Danjelit
Çifti fitues i “Big Brother 9”, Danjeli dhe Fotinia, kanë nisur jetën normale si të martuar, duke qenë se ata u celebruan zyrtarisht në lojë me bekimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Pasi u shpallën fitues gati një muaj më parë, ata tashmë kanë zgjedhur të shijojnë intimitetin e tyre, duke mos preferuar të takohen shumë me ish-rivalët.
Por këto javë të para të bashkëjetesës jashtë shtëpisë, fansat e tyre vazhdojnë të jenë kureshtarë për marrëdhënien Danjel-Fotini, duke ruajtur komunikim koherent në “Instagram” e “Facebook”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në një video “live” me ndjekësit në “Instagram”, çifti i njohur mori jo vetëm komplimente të pafundme, por kishte nga ata që i pyetën për disa çështje delikate, pyetje që i shtynë ata të reagojnë aty për aty. Për sa u përket planeve për të sjellë në jetë një fëmijë, Fotinia shpjegoi se është ende herët, ndërsa Danjeli u shpreh se dëshiron shumë një djalë me Fotininë.
Ndërsa të pyetur për çmimin e madh me vlerë monetare prej 100 milionësh, çifti u përgjigj: “Akoma nuk i kemi marrë paratë, por ky nuk është ndonjë problem i madh. Është çështje procedurash”.Deri tani ata janë në një muaj të vërtetë mjalti, pasi po shijojnë udhëtimet dhe takimet me të afërmit shkruan Panorama. Nuk dihet se cilat janë planet e tyre në vjeshtë, ndërkohë që Danjeli nga Tropoja pritet të përfundojë studimet për Drejtë- si, ndërsa Fotinia ka një profesion si agjente shitjesh.