Çfarë po ndodh në Durrës? Policia aksion me kontrolle të përforcuara

Aktualitet
Çfarë po ndodh në Durrës? Policia aksion me kontrolle

Kontrolle të përforcuara policie janë vënë re mbrëmjen e sotme në Durrës, në rrugën e re të portit. Postblloqet e policisë kalonin në sitë automjetet që hynin dhe dilnin nga Durrësi, duke ushtruar kontroll të imtësishëm tek disa prej tyre.

Nuk dihet ende pse policia e Durrësit ka përforcuar postblloqet dhe kontrollet e saj në një nga pikat hyrëse të qytetit të Durrësit. Shtimi i numrit të automjeteve në qarkullim për shkak të fluksit të pushuesve dhe turistëve rrit mundësinë për regjistrimin e aksidenteve rrugore, dy prej tyre u regjistruan mbrëmjen e sotme në qarkun e Durrësit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Muajin e fundit ka qenë i lartë edhe numri i drejtuesve të mjeteve të arrestuar në Durrës për shkak se kishin tejkaluar sasinë e lejuar të konsumimit të alkoolit, ndërsa janë në timon./DurresLajm

ME TE LEXUARAT