Bota alarmohet, rritet çmimi i naftës: Çfarë pritet të ndodhë?

Aktualitet

Çfarëdo që të bëjë OPEC, çmimi i naftës nuk do të rritet në mënyrë të qendrueshme mbi kuotën e 50 Dollarëve.

Gjatë dy javëve të fundit çmimi i naftës është rritur: gati 47 Dollarë për barrelë (159 Litra fuçi) ndërkohë që nafta e Detit të Veriut Brent arriti gati në 50 Dollarë. Nëse do të rritet edhe më shumë çmimi ose do të bjerë, kjo qartësohet nga e hëna (24.07.2017). Sepse në Shën Peterburg takohet komiteti i verifikimit lidhur me shkurtimin e prodhimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky komitet çdo muaj, se deri në ç’masë vendet që nxjerrin naftë u përmbahen premtimeve, për ta kufizuar nxjerrjen e naftës. Një masë e tillë shkurtimi u vendos nga OPEC në nëntor dhe afati i saj u shty në maj. Sipas këtij vendimi deri në mars 2018 duhet të prodhohen 1,8 milionë barrel më pak naftë. Në këtë mënyrë rezervat e naftës së depozituar duhet të ulen sërish në kuotën e mesatares për pesë vjet me 2,7 miliardë barrel. Shkurtimi i përgjigjet rreth dy përqind të prodhimit ditor botëror e kjo madje me një ofertë me tepricë. Megjithatë kjo marrëveshje vlen jo vetëm për vendet e OPEC-ut, por edhe për dhjetë vende të tjera prodhuese jashtë OPEC-ut, si p.sh. Rusia.

Marrëveshja për shkurtimin nuk ndihmon shumë

Takimi fiton peshë, sepse krahas Rusisë si vend organizator, edhe Arabia Saudite do të jetë e pranishme. Do të ketë nevojë për diskutim beson Barbara Lambrecht, eksperte e lëndëve të para në Commerzbank. Në takim vëmendja do të përqendrohet kryesisht tek Libia dhe Nigeria, që deri më tani për shkak të luftrave civile në këto vende janë përjashtuar nga marrëveshja. Këto vende nga ana tjetër e kanë shfrytëzuar këtë periudhë për të rritur fuqishëm prodhimin e naftës: “Rreth gjysma e sasisë së dakorduar në marrëveshje për t’u shkurtuar është neutralizuar si rrjedhojë”, thotë Lambrecht.

Por të dy vendet duket se nuk janë të gatshme, që ta ndryshojnë këtë raport, përkundrazi: Libia do madje që deri në fund të vitit ta rrisë prodhimin. Kësaj i shtohet edhe Ekuadori. Ky vend nxjerr vetëm rreth 25.000 fuçi në ditë. Por muajin e kaluar ai është shkëputur nga marrëveshja. Disa vëzhgues druajnë, se kjo mund të jetë efektin domino, sepse edhe Iraku dhe Kazakistani nuk i përmbahen më marrëveshjes për shkurtimin e prodhimit, pra disiplina mund të bjerë.

Megjithatë vëzhguesit nuk parashikojnë një shkurtim të mëtejshëm të prodhimit. “OPEC nuk do të kundërvihet me masa”, mendon Gabor Vogel nga DZ-Bank. Sepse nëse prej kësaj do të bjerë më shpejt çmimi i naftës, atëherë SHBA sërish do ta rrisë prodhimin. E për sipërmarrjet e shpimeve do t’ia vlejë sërish prodhimi. “Vetëm fare pak kanë fiitm nëse çmimi i naftës është 30 Dollarë”, thotë Thomas Benedix, ekspert i lëndëve të para në Union Investment.

Euro e fuqishme e neutralizon efektin ndaj konsumatorit

Shumica mund të punojë me fitim vetëm nëse çmimi është afër 50 Dollarë për barrel. Ai nuk beson, që nafta do të lirohet, madje sipas tij deri në fund të vitit çmimi mund të shkojë deri në 55 Euro. Depozitat në SHBA gjatë javëve të fundit janë ulur, e ky pakësim do të vazhdojë për aq kohë sa rritet ekonomia globale. Shkurtimi i prodhimit influencon ndaj vendeve që nxjerrin naftë.

Për konsumatorin kjo do të thotë që është e arsyeshme që këtë verë të mbushet serbatori me naftë. Konsumatorët në zonën e Euros nuk e ndiejnë shumë rritjen e çmimit, sepse nafta llogaritet në Dollarë. E që nga fillimi i vitit monedha amerikane ka humbur më shumë se 10 përqind kundrejt Euros.

ME TE LEXUARAT