Bayerni i befason të gjithë, blen James Rodriguez nga Reali

Sport

Goditja më e madhe e merkatos së kësaj vere, të paktën deri më tani, është kalimi i 25-vjeçarit James Rodriguez tek Bajerni i Mynihut.

Lëvizja e bavarezëve ishte një surprizë. Ajo që dihej ishte se mesfushori i avancuar i Realit të Madridit ishte në listën e lojtarëve të shitshëm nga madrilenët, por mes skuadrave që qarkullonin për blerjen e tij, nuk figuroi, të paktën në mediat sportive, asnjëherë Bajerni i Mynihut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skuadra e drejtuar nga Ancelotti ka arritur marrëveshjen me Florentino Perez. James kalon në formë huazimi për dy vite tek Bajerni, periudhë gjatë së cilës gjermanët do të paguajnë 10 milionë euro.

Në fund të përfundimit të kontratës së huazimit, Bajerni ka mundësinë, jo detyrimin, që të blejë kolumbianin duke derdhur në arkat e Realit edhe 35.2 mln euro të tjera.

Megjithatë, në total, transferta, sipas Marca, në 2020 do t’i kushtojë Bajernit plot 60 milionë euro.

ME TE LEXUARAT