Autobusi përplaset me kamionin, të paktën 13 të vdekur

Bota

Të pakten 13 persona kanë mbetur të vrarë dhe 15 të tjerë u plagosën , nga ndeshja përplasja e një kamioni dhe autobusi. Aksidenti ka ndodhur afër qytetit Zainsk në rajonin Tatarstan të Rusisë.

Policia lokale ka njoftuar se aksidenti i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit. Autoritetet thanë se autobusi ishte përmbysur dhe e kishte përfshirë flaka, pas përplasjes me kamionin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në rajonin Tatarstan sot është shpallur ditë zie për viktimat e këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT