Atentati te gjimnazi “Partizani”, zbulohet identiteti, i plagosur një aktor shqiptar

Aktualitet

Një i ri 28-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme, pasi u qëllua me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”. Por ai nuk ka dashur të japë identitetin e saktë duke i dhënë Policisë dy emra të rremë.

Kur është pyetur për emrin në momentin e parë që ka mbërritur në urgjencën e Spitalit të Traumës, i plagosuri ka dhënë një emër të rremë, duke thënë se quhej Nishe Prendi. Burime nga Policia thanë se i plagosuri ka paraqitur më pas nje karte identiteti me emrin Edison Delia, e cila rezultoi se ishte false.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas gazetës “Panorama” i plagosur është Mishel Manoku, aktor shqiptar, i cili ka luajtur në filmin “Saimir”. Po ashtu mësohet se në të kaluarën ka qenë i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Konfliket e mundshme që mund të ketë pasur në të kalurën janë edhe pista kryesore ku po hetohet.

ME TE LEXUARAT