Arrestohet shqiptari pas 1 viti në arrati

Policia italiane arrestoi në Foggia 32 – vjeçarin shqiptar Edmond Xhahysa, i cili prej një viti ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje të një tjetër shqiptari.

Shqiptari Xhahysa u ndalua nga një patrullë rrugore. Ai po udhëtonte me një automjet BMW, e për t’i shpëtuar policisë ishte pajisur me kartë identiteti dhe patentë rumune, në një identitet të rremë.

LEXO EDHE:  Mbyllet marrëveshja, vajza nga Tirana përfundon në derën e serbit
Kliko per me shume info

Më 15 Qershor të vitit të kaluar, Edmond Xhahysa kishte goditur me thikë një 40 – vjeçar shqiptar në Romë, pasi kishte pasur një zënkë me të.

I dyshuari kishte arritur t’u shpëtonte prangave falë ndihmës së shqiptarëve të tjerë, që e kishin strehuar në rrethinat e Foggias.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here