Arrestohet "kordinatorja", 500-2000 euro për një vend pune në administratë

Aktualitet

Nje 28-vjecare ka rene ne prangat e policise me akuzen se premtonte vende pune ne administraten shteterore kundrejt shumave te parave duke mashtruar qytetaret.

Burimet e policise, kane thene se Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “KOORDINATORJA”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetases me iniciale K.K., 28 vjeçe banuese në Elbasan.

Policia tha se ndalimi i saj, u bë në kuadër të një proçedimi penal, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 14.07.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 245/1 dhe 143/2 të Kodit Penal.

"Kjo shtetase, dyshohet të ketë mashtruar shumë persona, pasi duke u prezantuar si koordinatore e një shoqate dhe pasi merrte kontakt me njerëz të ndryshëm dyshohet ti ketë marrë 500 – 2000 Euro në këmbim të një vendi pune në administratë shtetërore. Këtë aktivitet, dyshohet ta ketë bërë nga muaji Maj 2016 – Mars 2017", njoftoi policia.

Sipas saj, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT