Arrestimi i tre vartësve, jep dorëheqjen Drejtori i Hetimit Tatimor

Aktualitet

Drejtori i Hetimit Tatimor Ervin Hoxha, informon se i ka dërguar kryeministrit Rama një mesazh, ku i ka paraqitur dorëheqjen.

“I nderuar zoti Kryeministër.Me cilësinë e Drejtorit të Hetimit Tatimor, ndiej përgjegjësinë time të drejtëpërdrejtë për shfaqjen e turpshme të tre inspektorëve. Në këto kushte nuk mund të vazhdoj më ushtrimin e kësaj detyre. Sa më sipër, kërkoj dorëheqjen time të parevokushme nga ky funksion. Ju faleminderit për besimin”, përfundon mesazhi i Hoxhës, disa orë pasi policia finalizoi operacionin e koduar “TND”, që u zhvillua pas një denoncimi të bërë nga një biznes privat, te Kryeministri Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ky operacion u arrestuan në flagrancë, Ermal Harizaj, Ervin Pupuleku, dhe Arben Disha, të gjithë punonjës të hetimit tatimor të Tiranës. Tre tatimoret, pasi kanë shkuar për kontroll, pranë një subjekti privat në Spille, Kavajë, i kanë marrë administratores shumën prej 40 mijë lekësh.

Policia ndërkohë i bën thirrje bizneseve që gjenden në kushte shtërguese, si pasojë e sjelljes abuzive të punonjësve të shtetit, të denoncojnë.

ME TE LEXUARAT