Aksioni, vidhnin energjinë elektrike, procedohen 10 biznesmenë

Kliko per me shume info

Së paku 10 abonentë privatë janë proceduar në polici për ndërhyrje në matësat e energjisë elektrike në Shkodër dhe në Lezhë.

Vetëm në 5 ditë aksione, duke nisur nga Shëngjini, Lezha dhe fshatrat përreth, pastaj në Velipojë dhe brenda në Shkodër, janë proceduar në polici të paktën 10 raste abonentësh privatë, të cilët kishin ndërhyrë në matës, duke paguar deri ne 65% më pak energji elektrike nga sa konsumonin.

Kliko per me shume info

Tri subjekte private në fushën e hotelerisë në zonën e Velipojë kanë përfunduar në polici, për shkak të “manovrave” që kishin bërë më matësin, ata janë: P.C, A.F dhe P.G.

Të tjerë abonentë privatë nuk i kanë shpëtuar kontrolleve të Task Forcës Shkodër, si A.M pronar kompleks kalçeto në Shëngjin, D.J pronar supermaketi në zonën e plazhit Pulaj Velipojë, Gj.N dhe A.P në fushën e supermarketeve (nuk kishin kontratë me OSHEE), subjekti A.N.K sh.p.k në fushën e përpunimit të gurit/zhavorr (lavatriçe), B.P – 2010, kompleks shërbimesh në Zadrimë, si dhe F.L pronar i katër subjekteve në Shkodër.

Edhe pse në fokus të kontrolleve kanë qenë subjektet private, gjatë aksioneve, probleme me ligjin kanë patur edhe abonentët familjarë, për cenim të matësit, apo lidhje të paligjshme. Abonentët nga Shkodra me inicialet L.L, N.K, P.P, kishin ndërhyrë në matës duke paguar 43% më pak energji se sa konsumonin, si dhe kishin kryer lidhje të paligjshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here