Aksident në Bushat të Shkodrës, plagosen dy të rinjtë

Aktualitet

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Rranxa të Bushatit.

Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur dy të rinj nga Mali i Jushit të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT