Aksident me vdekje në aksin rrugor Levan – Tepelenë në fshatin Cakran.
Policia njoftoi se një automjet tip “Skoda” me targa greke ZKY 1790 ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga rreth orës 16:05.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja 88-vjeçare me iniciale A.Sh e cila është mamaja e drejtuesit të mjetit, 54-vjeçarit me iniciale Th.Sh.
Ky i fundit ka mbetur i plagosur së bashku me djalin e tij të mitur 8 vjeç, të cilët ndodhen ne spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.