Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas vajzën 8-vjeçare

Aktualitet

Një vajzë e vogël mbeti e plagosur këtë të hënë, pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Katund të Sukthit. Këmbësorja e mitur, një 8 – vjeçare me iniciale E.B, sipas policisë u përplas nga 52 – vjeçari F. P., i cili drejtonte një makinë Benz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për pasojë, e vogla ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës nën kujdesin e mjekëve.

Blutë e Durrësit kanë shoqëruar drejtuesin e makinës ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

ME TE LEXUARAT