Aksident i rëndë në Durrës, shoferi i dehur merr para 2 mjete

1541
Kliko per me shume info

Një aksident masiv është raportuar në Durrës një ditë më parë, ku u përfshinë tre automjete.

Sipas policisë, shkaktar u bë shoferi i “Fiat”-it, Hasan Bregasi, 41 vjeç, i cili në gjendje të dehur përplasi një Benz dhe një Ford. Ngjarja që shkaktoi kaos ndodhi rreth orës 19:30, në afërsi të “Kolegjit Turk”.

Kliko per me shume info

Njoftimi:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: Hasan Bregasi 41 vjeç, banues në Plazh. Më datë 16.07.2017, rreth orës 19:30, afërsi të “Kolegjit Turk” duke drejtuar mjetin tip Fiat ka goditur mjetet tip Benz dhe Ford me drejtues shtetasit M.N. dhe K. R. Bregasi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here