Aksident i rëndë në Itali, makina shqiptarit humb kontrollin dhe përmbyset në mes të rrugës

Aktualitet

Një aksident i rëndë është raportuar në Kuneo, Itali, ku mësohet se një shtetas shqiptar është plagosur.

Sipas të dhënave, makina me të cilën udhëtonte shqiptari, bëri disa rrotullime dhe u përmbys në rrugë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte i vetëm në makine dhe gjatë drejtimit humbi kontrollin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Makina e shqiptarit rezident në Barge u përmbys në mes të rrugës.

Shqiptari i aksidentuar është transportuar për në spitalin rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

ME TE LEXUARAT