"Agron Llakaj gënjeu": Aktorja tregon arsyen e vërtetë të largimit nga puna

Showbiz

Rudina Dembacaj është larguar nga Al Pazar gati dy vite më parë dhe gjatë asaj kohe në media u shkrua për një zënkë mes saj dhe moderatorit të emisionit, por të dyja palët zgjodhën të mos i komentojnë zërat, deri pak muaj më parë kur Agron Llakaj tregoi për “Thumb” se Rudina u largua për arsye familjare.

“Bëri një ndryshim cilësor në jetën e saj dhe largimi nga ‘Al Pazar’ ishte zgjedhja e saj. Ajo ndryshoi jetën dhe investoi për një gjë më të rëndësishme, siç është familja”. Aktori i humorit vijoi duke treguar se nuk ka mbetur asnjë miqësi mes tyre, por ai vazhdon ta vlerësojë artistikisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rudina që deri më atë ditë kishte zgjedhur të heshtë rreth deklaratës së tij, përgënjeshtroi gjithçka në emisionin ‘Check In’ në NRG Radio.

“Nuk do të më shihni asnjë ditë në ‘Al-Pazar’. Dhe nuk e lashë atë për arsye familjare siç tha Goni. Fatkeqësisht ose fatmirësisht, nuk kemi mbetur miq”. Tani e ftuar në “Thumb’, Dembacaj që aktualisht drejton emisionin “Mos i fol shoferit”, tregoi se ishin debatet e vazhdueshme që sollën largimin nga ‘Al Pazar’.

“Ne vendosëm me mirëkuptim të plotë nga të dyja palët largimin tim nga puna. Por Agron Llakaj theu heshtjen me një gënjeshtër. Që në janar filluan mosmarrëveshjet tona, debate pune që degraduan dhe sollën largimin nga puna.” Pra sipas Rudinës, nuk ishte lindja e vajzës dhe as jeta familjare arsyet pse u largua nga spektakli i humorit në ‘Vizion+’, siç pretendon Llakaj.

ME TE LEXUARAT