Masakra tek “Uji i Ftohtë”, kapet njëri prej autorëve

Kliko per me shume info

Pas 4 muajsh nga vrasja e Ergys Gjioveshajt dhe plagosjes së 3 personave të tjerë, ngjarje e ndodhur në një lokal në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, policia ka vënë në pranga një 23 – vjeçar, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarjeje.

Burime zyrtare sqarojnë se në pranga ka rënë Eljaso Çela, i cili ishte shpallur në kërkim. I riu nga Tirana, me precendentë të mëparshëm penalë u arrestua në Kapshticë, në hyrje të Shqipërisë.

Kliko per me shume info

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, autoritetet arrestuan 19 – vjeçarin Gani Tozaj, ndërsa shpallën në kërkim dy persona të tjerë, Aranit Kondaj, i cili vijon të mbetet në arrati, si dhe Eljaso Çelën.

Të tre këta persona, mbrëmjen e 20 Prillit ndodheshin të ulur në një tavolinë në lokalin në zonën e “Ujit të Ftohtë”, kur pas një konflikti të çastit qëlluan në drejtim të 33 – vjeçarit Ergys Gjioveshaj duke e lënë të vdekur në vend.

Plumbat kapën edhe 3 persona të tjerë, të cilët nuk kishin lidhje me ngjarjen, citon klan. I arrestuari Tozaj, i cili ndodhet aktualisht në burg, ka deklaruar se nuk ka qenë ai që ka qëlluar mbi viktimën, por 37 – vjeçari Aranit Kondaj

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here