Shoqëruesit e pazakontë të avionit të Erdoganit

Kliko per me shume info

Në  2016 avionët ushtarakë F16 u përdorën për ta rrëzuar nga pushteti në një tentativë të dështuar, ndërsa sot ata e shoqëruan avionin e Presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, në rrugëtimin e tij nga kryeqyteti turk, Ankara drejt Stambollit.

Avionët F16 dukeshin nga dritarja e avionit të Erdoganit teksa ai lexonte fjalimin që mbajti në mitingun e madh në përkujtim të 1-vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit. Fotot u publikuan ne faqen e Erdogan.

Kliko per me shume info

Erdogani herë pas herë i shikonte avionët luftarakë dhe përshëndeti pilotët. Një vit më parë, me 15 korrik 2016, avionët luftarakë F16 që fluturonin poshtë mbi ndërtesa në Ankara dhe mbi urat e Stambollit paralajmëruan natën e kobshme, në të cilën u vranë rreth 250 persona dhe u plagosën mbi 2000 të tjerë.

F16-at bombarduan edhe selinë e Parlamentit turk teksa bomba u hodhën edhe afër rrethimit të pallatit presidencial të Erdoganit në kryeqytet.

Autoritetet kanë shpallur vendosjen e ndalim fluturimit për avionët dhe helikopterët mbi Stamboll dhe Ankara. Ndalim fluturimi ka hyrë në fuqi në orën 15:00 të ditës së sotme dhe përfundon në orën 03:00 të ditës së nesërme.

Fjalimi

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i adresoi një fjalim mjaft emocionues dhjetra mijëra njerëzve që morën pjesë në përkujtimin e 1 vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit.

“Njerëzit atë natë nuk kishin armë. Ata kishin një flamur dhe më e rëndësishmja, ata kishin besimin e tyre. U jam mirënjohës të gjithë njerëzve të kombit tim, që atë natë mbrojtën ventin e tyre”, tha Erdogan.

Rreth 250 vetë vdiqën, ndërsa 2196 të tjerë u plagosën, në tentativëmn për grusht shteti në Turqi, vitin e kaluar, ndërsa Erdogan mbështeti dënimin me vdekje për puçistët.

“Puçistët që mbyllën urën atë natë, donin ti tregonin botës se e kishin nën kontroll, por u kundërshtuan nga mijëra njerëz që dolën në rrugë atë natë, për të mbrojtur nderin e kombit të tyre. 250 humbën jetën, por vendi fitoi të ardhmen”, u shpreh Erdogan.

Që prej tentativës për grusht shteti, qeveria turke ka shkarkuar më shumë se 150 mijë punonjës nga puna dhe ka arrestuar rreth 50 mijë të tjerë, të akuzuarpër komplot.

Por, kritikët thonë se kjo valë shkarkimesh dhe arrestimesh shikohet më shumë si një tentativë për spastrim nga disidentët.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here