Kapen me 69 kg marijuanë në makinë, arrestohen dy grekë në kufirin me Shqipërinë

Kosovë&Rajon

Policia greke ka sekuestruar 69 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar në Janinë. Sipas tyre, droga u kap në Vounopagia në Greqi.

Ata njoftojnë se kanë ndaluar një mjet që ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër, brenda të cilit u gjetën 4 çanta me 69 kg 650 gr marijuanë. Nga ky operacion, janë arrestuar dy shtetas grekë, përkatësisht 25 dhe 50 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.

ME TE LEXUARAT