Dhunimi i zyrtareve të LSI në Pukë, reagon policia: Po lëviznin me xhama të errët

Kliko per me shume info

Policia e shtetit ka reaguar ne lidhje me sulmin ndaj kryetares se LSI dhe LRI ne Puke te cilat denoncuan se jane dhunuar diten e sotme gjate aktiviteteve te tyre ne fushate. Policia thekson se automjeti me te cilin leviznin dy zyrtaret e LSI, eshte kontrolluar pasi ka qene me xhama te erret.

“Nisur nga informacionet që dispononte Komisariati i Policisë Pukë për automjete qe qarkullonin me xhama të errësuar dhe ofronin lekë në këmbim të votës në territorin e Njësisë Administrative Fushë Arrëz, policia lokale ka ushtruar kontrolle per te parandaluar kete fenomen.

Kliko per me shume info

Sot në orën 17:10 Patrulla e Përgjithshme në hyrje të qytetit Fushë Arrëz ka ndaluar një automjet tip ‘Ford’ me xhama të errësuar dhe i është kërkuar drejtuesit te mjetit, dokumentacioni”, ben me dije policia.

Sipas saj, dy zonjat që udhëtonin në automjet janë prezantuar si anetare e nje subjekti politik dhe kandidate për deputete.
Pas prezantimit janë lejuar te vazhdonin levizjen. Por dy shtetaset kanë dalë nga automjeti dhe njëra prej tyre ka shfaqur gjendje të fiketi.

Ajo është derguar me automjet dhe personat me të cilin udhetonte në Qendrën Shëndetësore Fushë Arrëz dhe eshte ne gjendje te mire shendetesore.

Për të sqaruar dhe analizuar veprimet e punonjësve të Policisë në lidhje me ngjarjen është derguar në Pukë Zv.Drejtori Policisë Shkodër, përfaqësues të Drejtorisë së Standarteve Profesionale nga Drejtoria Përgjithshme Policisë Shtetit dhe SHÇBA.

“Gjithashtu pak minuta me pare policia lokale ka shoqeruar dhe po merr deshmite e disa personave per te cilet shtetaset ne fjale u kane komunikuar drejtuesve te Policise Shkoder se i kane kercenuar per motive politike.
Për të sqaruar dhe dokumentuar ngjarjen po kryhen të gjitha veprimet hetimore të nevojshme duke bashkëpunuar me Task Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë”, deklaron policia.

Nderkohe sipas të dhënave të LSI, ngjarja ka ndodhur ndërsa një makine me aktivistë të LSI i është prerë rruga nga një makinë tjetër në kryqëzimin që ndan rrugët për Fierëz dhe Kukës dhe ku kandidatja për deputete e LSI-së, Sajmira Laçi dhe kryetarja e LRI, Romina Kuçi janë kërcënuar me jetë. Për shkak të tronditjes, Kuçi ka pësuar gjendje të fikti dhe ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Fushë Arrëzit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here