Zgjedhjet në PD, mësohet kandidati i parë që konkurron Bashën

Politikë

Lulzim Basha ka mësuar rivalin e parë për garën për kreun e Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për Eduard Selami, i cili ditën e sotme ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet që kjo forcë politike do të organizojë në korrik. Vendimin e bëri me dije nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”. “Demokratë të nderuar! Me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer së bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!”, shkruan Selami në profilin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kështu pas Lulzim Bashës, Eduard Selami është kandidati i dytë që do të synojë të marrë drejtimin e PD-së, në zgjedhjet e korrikut.

Selami nuk bënte pjesë në asnjë prej grupeve të personave që firmosën kërkesat për dorëheqjen e Bashës pasditen e të martës, sikundër edhe mbështeti listën e kandidatëve për deputetë të Bashës për zgjedhjet parlamentare dhe pse u la jashtë saj.

ME TE LEXUARAT