Zgjedhjet në Kosovë, rinumërohen votat e 280 kutive

Kosovë&Rajon

Sot përfundon rinumërimi i 280 kutive të votimit, apo grupit të fundit të kutive që u futën në riunumërim. Nga nesër fillon numërimi i rreth 30 mijë votave, atyre me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të vecanta. KQZ javën e ardhshme shpall rezultatet përfundimatre të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Të dhënat e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve tregojnë se procesi i rinumërimit të 280 kutive është drejt fundit. 280 kuti përbënin grupin e fundit për të cilat KQZ mori vendim të rinumëroheshin, derisa në total procesit i janë nënshtruar 425 kuti të votimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se sot përmbyllet ky proces. “Rinumërimi i grupit të 280 kutive të votimit është drejt përfundimit. Deri më tani janë rinumëruar 158 prej tyre. Aktualisht 8 kuti votimi janë në proces rinumërimi. Po presim që gjatë ditës ta përmbyllim komplet rinumërimin, pasi kanë mbetur edhe një numër jo i madh i vendvotimeve të cilat do të rinumërohen pjesërisht“.

Në qendrën e numërimit dhe rezultateve, nga nesër nis numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë.

“Pas kësaj, ne do të fillojmë me numërimin e votave me postë që janë 5 mijë e 246 të tilla, dhe pastaj të votave me kusht, që janë rreth 25 mijë e 400".

Në bazë të dinamikës së deritanishme, pritet që javën e ardhshme KQZ të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit.

ME TE LEXUARAT