Reagon Vuçiç: Fitorja e “Krahut të luftës” na krijon shumë probleme

Kosovë&Rajon

Fitorja e koalicionit PDK-AAk dhe Nisma në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovës nuk është pritur mirë nga Beogradi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se fitorja e krahut të luftës do të krijojë probleme në dialogun e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“I ashtuquajturi koalicion i luftës ose veteranëve i cili ka fituar shumicën në zgjedhjet në Kosovë është grup që hapur kërcënon serbët, dhe kjo do të na krijojë shumë probleme”, tha ai, duke shtuar se koalicioni në Prishtinë tani ka kundrejt vetes një bllok të unifikuar të përfaqësuesve politikë të serbëve, të cilat do të mbrojnë interesat e Serbisë dhe serbëve, raporton Tanjug.

Vuçiç ka theksuar më tej se “ne duam një dialog serioz me shqiptarët, por ata duhet të dinë se ne dëshirojmë që t’i ruajmë interesat e Serbisë dhe serbëve në Kosovë”.

ME TE LEXUARAT