Vritet me armë mjeku në Shkodër, policia rrethon autorin e armatosur

Aktualitet

Nje person eshte vrare me arme zjarri mbremjen e sotme ne Shkoder.

Viktime e ketij krimika mbetur shtetasi Ilir Alija, 40 vjec, me profesion mjek.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia informon se ngjarja e rende ka ndodhur ne lagjen "Qemal Stafa".

Autori i krimit mesohet se ndodhet i rrethuar nga plocia në banesësn ku është kryer vrasja

Shkak i vrasjes dyshohet se ka qene konflikti për ndërtimin e një banese.

Deklarata e policise:

Shkodër

Informacion Paraprak

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për nje vrasje të ndodhur në lagjen "Qemal Stafa", te "Ish Dekori".

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se:

Pas një konflikti të çastit mes shtetasit I.A dhe D.Y, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin I.A, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë shtetasi I. A., 40 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa.

Autori i dyshuar shtetasi D.Y, sipas informacioneve dyshohet se është fshehur në banesë, e cila është rrethuar nga Policia dhe pritet ndërhyrja e F.N.SH.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.

ME TE LEXUARAT