Vrau “Ben komisarin” në kazino, fieraku gjendet i vdekur në hotel

Aktualitet

Fieraku që u gjet sot pa jetë në një hotel te “Bulevardi Zogu I” në Tiranë, identifikuar si Ardian Laze ka qenë i dënuar për vrasje. Bëhet fjalë përr një vrasje e cila ka ndodhur në Lushnje, në vitin 2005, kur Laze së bashku me shtetasin Dritan Bilbili vranë shtetasin Arben Hoxha, njohur me nofken “Ben Komisari”.

Viktima e asaj kohe shkonte në lokalin e lojërave të fatit të marrë me qira nga Laze dhe nuk paguante paratë. Jo vetëm kaq, por kërcënonte personelin dhe ishte bërë shqetësim.

Arben Hoxha, 41 vjeç, shkonte jo rrallë herë për të luajtur në lojërat e fatit, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”. Lokali “Xheal” ka qenë i marrë me qira nga Ardian Laze, ne atë kohë 38 vjeç, ndërsa Dritan Bilbili njihej si administratori i tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy “menaxherëve” të lokalit të lojërave të fatit duket se jo rrallë herë i ishin ankuar punonjësit e tij se “Ben komisari” nuk pranonte të paguante lekët e lojërave që bënte. Përveçse nuk paguante paratë, i arrestuari ka dëshmuar se, herëpashere, viktima Hoxha ka kërcënuar shumë seriozisht personelin, meson “Panorama”.

Në sherr e sipër ata e kanë vrarë. Bilbili u arrestua, kur ne ate kohe Laze u shpall ne kerkim.

ME TE LEXUARAT