Vrasja e 40-vjecarit në Vlorë, reagon policia: Kapëm njërin nga autorët. Ja cfarë ndodhi

Aktualitet

Policia e shtetit ka folur sot ne lidhje me ngjarjet e renda te ndodhura ne Vlore ku u regjistria nje vrasje me arme dhe nje shperthim. Burimet zyrtare thane se rreth orës 22:10, në lagjen "Partizani" Vlorë pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal, është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi F.S. (Fatjon Sinani), rreth 40 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në vend.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke kryer veprimet në lidhje me krimin e ndodhur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të policisë, në ndjekie të autorëve është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i njërit prej autorëve në dalje të lagjes "Partizani", shtetasi:

· N.Q., rreth 42 vjeç, me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit me qëllim kapjen e autorit tjetër i cili ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, pasi dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim.

Në vendngjarje, Policia ka sekuestruar armën e krimit- Pistoletë të llojit "Beretë".

Ende nuk dihen motivet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje por po punohet për zbulimin dhe sqarimin e tyre. Vazhdojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT