Votuesja në Fier i habit të gjithë, shkon me fustan nusërie

Soft

Ndërkohë që kjo e diel është një ditë e veçantë, shqiptarët votojnë, besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin, për këtë të re nga Fieri, 25 qershori është edhe dita e martesës së vetë.

Por kjo nuk e ka penguar aspak të gjejë kohën për të votuar dhe të shkojë në qendrën e votimit me fustanin e nusërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hyrja e saj në shoqërinë e të atit në qendrën e votimit është pritur me duartrokitje, duke ndryshuar atmosferën atje.

Nusja thotë se dasma e saj përkoi rastësisht me datën e zgjedhjeve parlamentare. Përveç vëmendjes dhe habisë që shkaktoi prania e saj, nusja e re mori me vete edhe urimet për jetë të lumtur.shqiperiaime

ME TE LEXUARAT