Detajet/ Akuzohen për blerje votash, arrestohen 3 persona në Vlorë

Aktualitet

Blerja e votive është bërë një problem i rëndë në Shqipëri këtë vit, ku një tjetër rast vjen nga Vlora.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Vendore e Policisë së qytetit bregdetar, bënë me dije se është konstatuar një rast në këtë qytet dhe ka nisur procedimi për tre persona. Lidhur me shit-blerjen e votës, parlamenti miratoi pak kohë më parë edhe ndryshimet në kodin penal. Për rastin në Vlorë, sipas të dhënave zyrtare u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasve me iniciale A. A.; N. H.; dhe G.O., sepse kanë kryer veprime me shtetas të ndryshëm, për blerjen e votave për subjekte elektorale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas ndryshimeve të reja në ligj, shitblerja e votës dënohet në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg. Nuk do të ketë masa ndëshkimore si gjoba por vetëm burg për ata që do të tentojnë tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë. Kjo vepër penale, do të jetë e paamnistueshme.

Do të dënohet nga 1 deri në 7 vite burg marrësi dhe dhënësi i kartave të identitetit. Shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetjen e një partie politike do jetë vepër penale dhe të dënohet deri në 5 vjet burgim. Përdorimi i të mjeteve publike, veprimtarisë shtetërore apo i burimeve financiare ose njerëzore, për zgjedhje, do dënohet vetëm më burgim, nga 1 deri ne 4 vjet. Po kështu ndryshimet në kodin penal parashikojnë ashpërsim të dënimeve për të gjitha veprat e tjera penale në fushën e zgjedhjeve, duke i parashikuar të gjitha si krime.

ME TE LEXUARAT