Gazetarja e sportit: Jam gati për tu martuar, por nuk kam marrë propozim...

Showbiz

Ndonëse ka një lidhje të gjatë dhe të konsoliduar, një nga gazetaret më të njohura sportive ka thënë se i dashuri i saj ende nuk i ka bërë propozimin e madh.

E ftuar në “Rudina”, Vilma Masha ka thënë se është tashmë gati për t’u martuar, por i dashuri akoma nuk ia ka bërë këtë propozim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetarja është pyetur nga Rudina Magjistari nëse edhe ajo ëndërron që të vishet me fustan të bardhë si shumë vajza, ndërsa përgjigjet se, “Nuk më duket sikur e kam ҫështje plani. Nuk kam qenë asnjëherë e fiksuar që do mbaroj shkollën, do fejohem, do martohem, si shumë vajza duan. Nuk e di se kur mund të vijë ky moment, në momentin që do të vijë propozimi… jam gati.”

Sa i takon marrëdhënies me partnerin, Vilma Masha është shprehur se, “Nuk e di nëse është fat apo zgjedhje, por nuk kam dashur që partnerin ta kem pjesë të ekranit, se do të shikoja një lloj gare, një lloj konkurrence, siҫ kam vëne re edhe te kolegë të mi. Ndërsa në momentin kur vjen nga fusha të ndryshme, ke gjithmonë diҫka të re për të treguar…”.xing

ME TE LEXUARAT