Vrau gruan për xhelozi, Krimet e Rënda: 35 vjet burg burrit 74-vjecar

248
Kliko per me shume info

Gjykata e Krimeve të Rënda dha diten e sotme vendimin për masakrimin e 68-vjeçares Shazivare Dervishi, duke konsideruar fajtor bashkëshortin e saj, i cili u dënua me 35 vjet burgim.

Veli Dervishi, 74 vjeç i shpëtoi burgimit të përjetshëm për shkak të moshës, duke përfituar gjykimin e shkurtuar.

Kliko per me shume info

Pak përpara vendimit ai nuk shfaqi asnjë shenjë pendese për krimin që i mori jetën nënës së 3 fëmijëve.

Avokati tentoi ta mbrojë të moshuarin me pretendimin se gjatë konfliktit në çift, ai e kishte qëlluar gruan nën tronditje psikike.

Por i akuzuari i tha gjykatës se e qëlloi bashkëshorten pasi ajo e kishte ofenduar. Më tej ai u justifikua duke thënë se e masakroi Shazivaren për t’u vetëmbrojtur.

Por sipas akuzes, autori pervecse konsumonte alkool jashte baneses ne kohen e krimit ka pasur edhe ndjenje xhelozie ndaj bashkeshortes.

Veli Dervishi u braktis në gjykatë nga të afërmit dhe fëmijët, të cilët nuk ndoqën asnjërën nga pesë seancat gjyqësore të zhvilluara kundër 74-vjeçarit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here