Ushtria e Rusisë: Kemi vrarë liderin e ISIS Al Baghdadi

Bota

Zyrtarë të lartë të Rusisë thanë mbrëmë se ka gjasë të mëdha që lideri i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), është vrarë nga një sulm ajror rus.

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Oleg Syromolotov, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve, RIA Novosti, se “sipas informacionit të Ministrisë së mbrojtjes, ka gjasë të mëdha se al-Baghdadi ishte vrarë kur forca ajrore ruse e ka qëlluar selinë e militantëve në pjesën jugore të Rakës, në fund të muajit maj”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë së pari më 16 qershor ka pretenduar se Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë në sulmin më 28 maj, por kjo ende “po verifikohet nëpërmjet kanaleve të ndryshme”.

Zëvendësministri Syromolotov ngjashëm tha se përpjekjet për verifikim po vazhdojnë. Sipas tij, vrasja e liderit të Shtetit Islamik, që është parë rrallë herë, do të shënonte “sukses madhor në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar” dhe do të përhapë “frikë dhe panik” në mesin e udhëheqësve militantë.

ME TE LEXUARAT