Tiranë, shpërthim eksplozivi në makinën e oficerit të policisë kriminale, s`ka viktima

Aktualitet

Makina e nje efektivi te policise ka shperthyer diten e sotme ne oret e para te mengjesit ne Tirane.

Burimet zyrtare thane se më datë 23.06.2017, rreth orës 03:55, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për një shpërthim në rrugën "Kastriotët".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Në adresën e dhënë është konstatuar i dëmtuar në pjesën e përparme automjeti tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit T. M., me detyrë oficeri Policie i krimeve të rënda në Komisariatin e Policisë Krujë", kane bere me dije burimet e policise.

Sipas tyre, dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël lënde plasëse të vendosur në pjesën e përparme të saj.

"Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre", ka thene policia.

ME TE LEXUARAT