Trajneri italian pranë stolit të kombëtares, zbulohet kushti që i ka vënë Duka

Sport

Xhankarlo Kamoleze është shumë pranë stolit të përfaqësueses shqiptare.

Me sa duket, ekuacioni me disa të panjohura për trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare po njeh një nga një elementet e zgjidhjes. Mësohet se presidenti Duka i ka vënë një kusht trajnerit 56- vjeçar, duke e bërë atë të mendohet mirë përpara se të thotë “PO”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

OFERTA

Në numrin e djeshëm, “Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se emri i Kamolezes ka arritur të superojë të gjitha alternativat e tjera të përmendura deri më tani. Sipas “Eurosport”, atij i është ofruar një kontratë dyvjeçare për të zënë vendin e lënë bosh nga Xhani De Biazi, i cili dha dorëheqjen pas ndeshjes mes Izraelin.

Por, për të nënshkruar, ai duhet të pranojë më parë edhe kushtin që me sa duket ka kreu i FSHF-së për trajnerin e ardhshëm, atë që në fakt nuk ia ka kërkuar asnjëherë De Biazit: kualifikimin në “Botërorin 2018”. Të paktën ky duhet të jetë synimi në katër ndeshjet e mbetura në grup, një mision shumë i vështirë, duke llogaritur që dy përfaqësueset që janë të parat, Spanja dhe Italia, kanë një avantazh prej 7 pikësh ndaj kuqezinjve.

PRAPASKENA

Me sa duket, kreu i FSHFsë kërkon të testojë nëpërmjet kësaj kërkese ambiciet që ka çdo trajner kandidat dhe bindjen tek aftësitë e tij, për të bërë edhe më shumë sesa De Biazi.

Trajneri i ri do të ketë mënyrën të tregojë vlerat e tij edhe gjatë Ligës së Kombeve dhe nëse do të bindë deri atëherë, do t’i ofrohet rinovimi edhe për edicionin e “Euro 2020”, kualifikueset e të cilit fillojnë në mars 2019. Në këtë mënyrë, numri një i federatës së futbollit do të kërkojë që të mbajë të motivuar që në start teknikun pasues të De Biazit, për të mos lënë asnjë shans “gabimi” në katër ndeshjet e mbetura.

 

ME TE LEXUARAT