Tragjike/ Policia tenton të gjuaj me armë pitbullin, vret adoleshentin

Bota

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Los Angelos një ditë më parë, ku mësohet se një pakujdesi e policisë së këtij qyteti coi në vdekjen e një adoleshenti.

Sipas informacioneve, policia ishte sinjalizuar për zërin e lartë të muzikës në një party që organizohej në një rezidencë në lagjen Palmdale por sapo ka mbërritur është sulmuar nga një qen pitbull. Qeni ka kafshuar në gju një nga oficerët dhe në panik kolegët e tij kanë shtënë me armë në drejtim të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një nga plumbat mori në gjoks adoleshentin Armando Garcia-Muro, duke e lënë të vdekur.

Një oficer gjithashtu u plagos në këmbë nga të shtënat.

Sherifi i Los Angeles, kapiten Christopher Bergner tha se vdekja e Armando Garcia-Muro ishte “një incident jashtëzakonisht i pafat”.

Sipas tij oficerët e policisë e kanë pikasur adoleshtin e shtrirë përtokë vetëm pasi kanë arritur të zprapsin qenin. Ndërkohë që i riu u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

ME TE LEXUARAT