Theresa May: Reagimi i qeverisë ndaj zjarrit në Londër ishte i pamjaftueshëm

Bota

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka pranuar se përgjigjja e qeverisë pas zjarrit në një ndërtesë shumëkatëshe në Londër, me ç’rast janë vrarë 58 vetë, nuk ishte ashtu siç duhej.

Derisa i ka lavdëruar shërbimet e emergjencës, Shërbimin Kombëtar Shëndetësor dhe banorët e komunitetit, si “heroike” gjatë dhe menjëherë pas zjarrit, zonja May tha mbrëmë se “mbështetja në terren” nga zyrtarët qeveritarë ka munguar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mbështetja në terren për familjet që kishin nevojë për ndihmë ose informacionet themelore në orët e para, pas kësaj katastrofe të tmerrshme, nuk ishte sa duhet e mirë”, tha May.

Ajo është takuar me 15 persona të mbijetuar dhe me liderët e komunitetit në zyrën e saj në Downing Street 10, që është selia zyrtare e kryeministres, për shkak të kritikave në rritje për mënyrën se si ishte sjellur qeveria para dhe pas zjarrit.

Pas takimit, Theresa May pranoi se komuniteti kishte “frustrime të mëdha”, pasi njerëzit përpiqeshin të kishin informacione për hetimet lidhur me këtë zjarr.

Policia tha se 58 njerëz supozohet ose është konfirmuar se janë vrarë.

ME TE LEXUARAT