Sulmi terrorist pranë xhamisë, pamje nga arrestimi i agresorit në Londër...

Bota
Sulmi terrorist pranë xhamisë, pamje nga arrestimi i agresorit në

Londra u godit një ditë më parë nga një tjetër sulm, të cilin kryeministrja Theresa May deklaroi se ishte i një linje me të gjitha aktet e tjera terroriste, si dhe një sulm i neveritshëm ndaj lirisë së kultit.

Një 48-vjeçar, tashmë i arrestuar nga policia, u fut me furgon mbi njerëzit e mbledhur pranë një xhamie në veri të Londrës. Një person mbeti i vrarë, ndërsa 10 të tjerë u plagosën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kur personi doli nga mikrobusi e u përpoq të largohej, gjatë të gjithë kohës thoshte: dua të vras myslimanë! E qëllova në bark, pastaj erdhën edhe djem të tjerë. E mbërthyem në tokë dhe e mbajtëm aty pa lëvizur, derisa erdhi policia”, tha Khalid, dëshmitar okular.

Ndërkohë, janë publikuar edhe momentet e arrestimit të agresorit, i cili duket me një sy të nxirë.

ME TE LEXUARAT